Pyetje të zakonshme të pacientëve të urgjencës

Pyetje të zakonshme të pacientëve të urgjencës

Pranimi në spital nëpërmjet departamentit të urgjencës shoqërohet shpesh me shumë pyetje: Pse zgjat kaq shumë? Kush është personi im i kontaktit? Pse më duhet një rrip dore për pacientin? Pse dikush trajtohet para meje? dhe shumë pyetje të tjera që do të donim t'i përgjigjenim këtu.

Para shtrimit

Po, ju lutemi telefononi dhe lidhuni në repartin e emergjencës:
044 934 11 11.

Pika e parë e kontaktit për sëmundjet dhe aksidentet që nuk rrezikojnë jetën është mjeku juaj i familjes. Nëse mjeku juaj i familjes nuk është i disponueshëm, telefononi numrin falas të kantonit për shërbim emergjent të mjekësisë familjare, telefonin mjekësor 0800 33 66 55.

Për pyetje në situata të jashtëzakonshme emergjente, mund të telefononi me repartin e emergjencës GZO: 044 934 11 11.

Jo. Ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj të familjes, dhe nëse ai nuk është në dispozicion, telefonin mjekësor kantonal 0800 33 66 55.

  • Lajmërohuni përmes telefonit në numrin 044 934 11 11.

  • Sillni kartelën tuaj të sigurimit shëndetësor, listën e medikamenteve dhe dekretin e pacientit (nëse e keni).

  • Nëse pacientja ose pacienti nuk flet mirë gjermanisht, ajo ose ai duhet të shoqërohet nga një person, i cili mund të përkthejë mirë.

  • Ejani të shoqëruar në spital. Një person i afërm mund të qëndrojë me ju (përveç rasteve të izolimeve).

  • Ju lutemi t´i lini gjërat me vlerë në shtëpi.

Ju lutem kini parasysh, që mjekët e spitalit nuk e njohin historikun tuaj mjekësor. Ata mund të lëshojnë një recetë vetëm nëse i njohin rrethanat dhe e kanë vlerësuar gjendjen tuaj shëndetësore. Kjo do të thotë, një takim dhe një ekzaminim janë të detyrueshme. Në rast të një numri të madh të pacientëve, ky shërbim mund të shoqërohet me një pritje të gjatë.

Nëse e sillni një pacient emergjence, ju më së miri shkoni me makinë me përparësi përpara emergjencës dhe zbriteni pacientin atje. Më pas ju mund ta parkoni veturën në parkingjet me pagesë. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit janë të zëna, lini makinën para hyrjes së parkingut dhe pyesni në recepsion.

Triazhimi dhe trajtimi

Procedura e regjistrimit, ekzaminimit, diagnozës dhe trajtimit në repartin e emergjencës zhvillohet gjithmonë sipas skemës së mëposhtme.

 

Një infermiere e specializuar e emergjencës, me përvojë dhe e trajnuar, interviston pacientin dhe vlerëson shëndetin e tij. Kritere të rëndësishme janë gjendja e rrugëve të frymëmarrjes, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut. Kjo pasohet nga një klasifikim sipas Australian Triage Scale (ATS).

  • Së pari, triazhimi bëhet nga një infermiere e urgjencës me përvojë.

  • Më pas, merren të dhënat personale për regjistrimin administrativ.

  • Pacientët marrin një byzylyk dore.

  • Rastet serioze caktohen menjëherë në dhomën e shokut.

  • Rastet urgjente zënë një shtrat në repartin e emergjencës.

  • Rastet më pak urgjente presin në zonën e pritjes derisa personeli mjekësor të jetë në dispozicion.

  • Ata do të trajtohen gjatë orarit të punës së ordinancës emergjente mjekësore familjare (mbrëmje / fundjavë).

  • Mjeku ose mjekja regjistron historinë mjekësore dhe vendos për ekzaminimet e nevojshme.

  • Ekzaminimet kryhen nga stafi infermieror ose koordinohen me departamentet përkatëse (laborator, rreze X, ultratinguj, MRI, etj.).

  • Kur rezultatet e ekzaminimeve janë në dispozicion, ato vlerësohen nga personeli mjekësor. Nëse është e nevojshme, ata konsultohen me mbikqyrësit ose specialistët. Nëse vizita nuk jep një rezultat të qartë, mund të udhëzohen vizita të mëtejshme.

  • Diagnoza dhe trajtimi diskutohen me pacientin.

  • Në varësi të diagnozës, pacienti dërgohet në shtëpi, shtrohet në spital ose transferohet në një spital tjetër.

  • Barnat e urgjencës jepen në vend, për medikamente të tjera lëshohet një recetë për farmaci.

Pacientët, gjendja e të cilëve gjykohet përmes triazhimit të jetë akute ose madje edhe kërcënuese për jetën, do të marrin kujdes të menjëhershëm mjekësor. Në raste urgjente, kontakti i parë me personelin mjekësor zhvillohet brenda 30 minutave. Në rastet më pak urgjente, koha e pritjes mund të jetë deri në 2 orë ose më shumë, varësisht nga numri i pacientëve.

Sa më e rëndë të jetë sëmundja, aq më i rëndësishëm është trajtimi i shpejtë. Prandaj, në repartin e emergjencës trajtoheni sipas principit „Worst in first out“. Vendimtare pra për radhën është urgjenca mjekësore, e jo koha e regjistrimit - mund të ndodhë në çdo kohë që një pacienti të sëmurë rëndë t`i jepet përparësi ndaj një pacienti me probleme më pak të theksuara.

Edhe nëse gjatësia e qëndrimit tuaj si pacient ju duket e gjatë dhe ju kuptoni pak nga jeta e përditshme plot tension në repartin e emergjencës: Është e rëndësishme të dini, që ekipi ynë është gjithmonë aktiv në sfond dhe në mënyrë efikase avancon trajtimet - tuajat dhe ato të pacientëve të tjerë. Faktorët në vijim ndikojnë në kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në repartin e emergjencës.

Pas kontaktit të parë me mjekun, me pyetjet dhe ekzaminimin, zhvillohen hapat e mëtejshëm diagnostikues, për shembull analizat e gjakut, radiografi ose ekzaminimet me ultratinguj. Shpesh ekzaminimet varen nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se një hap i ekzaminimit tërheq tjetrin pas tij.
Një shembull: Si hap i parë i domosdoshëm mund të jetë analiza e gjakut. Varësisht nga vlerat e kërkuara, nevojitet më shumë se një orë, derisa ato janë në dispozicion. Nga këto rezultatet rezulton hapi tjetër, për shembull, mund të shfaqet një tomografi kompjuterike. Qëndrimi juaj zgjatet me këtë zinxhir të ekzaminimeve të njëpasnjëshme dhe vlerësimit të tyre.

Ne kemi një numër të kufizuar të pajisjeve të ekzaminimit dhe të burimeve njerëzore në dispozicion, të cilat i përdorim në mënyrë sa më efikase. Për shembull, nëse keni nevojë për tomografi kompjuterike, kjo do të regjistrohet menjëherë - por mund të ketë një vonesë përpara se pajisja dhe tekniku të jenë në dispozicion. Ky është rasti, për shembull, kur ekzaminimi juaj afatshkurtër duhet të shtyhet midis termineve të planifikuara ose kur paraqiten më shumë raste urgjente. Në rast të mbingarkesës, ne kërkojmë zgjidhje për të kryer sa më pak sqarime urgjente më vonë nga stacioni ose si pjesë e një orari të planifikuar jashtë spitalor.

Nëse pacientët e sëmurë rëndë ose madje edhe të sëmurë kritik ose të plagosur arrijnë në repartin e emergjencës, ata do të trajtohen të parët. Nëse për këtë nevojiten shumë resurse, atëherë trajtimi i problemeve më pak urgjente mund të vonohet.

Ne përpiqemi të përfshijmë sa më shumë vlerat e gjakut të mjekut të familjes në vlerësim. Megjithatë, ekzaminime të mëtejshme janë të nevojshme në rastet e mëposhtme:

  • Nëse kemi nevojë për vlera shtesë. GZO Spital Wetzikon ofron një gamë më të gjerë të analizave të mundshme laboratorike sesa në praktikën e përgjithshme.

  • Nëse kemi nevojë për vlera me një rëndësi më të madhe. Pajisjet analitike të laboratorit të GZO japin rezultate të sakta, duke mundësuar diagnoza të besueshme.

Analiza me pajisjet moderne në laboratorin e GZO kërkon më shumë kohë se ajo e një ordinance të zakonshme familjare. Te mjeku i familjes, rezultatet janë shpesh të disponueshme brenda pak minutash: metodat e thjeshta të analizave sigurojnë vlera të shpejta, por më pak domethënëse. Laboratori GZO përdor metoda më të sofistikuara analitike. Vlerat janë në dispozicion vetëm pas më shumë se një ore. Ato janë më të sakta dhe kështu mundësojnë diagnoza më të besueshme.

Qëndrimi juaj në repartin e emergjencës

Po, një person mund të jetë i pranishëm në repartin e emergjencës - përveç nëse kërkohet izolim.

 

Koha deri në daljen ose pranimin në spital ndryshon në varësi të ekzaminimeve të nevojshme dhe numrit të pacientëve. Për informacione më të hollësishme mbi procedurën dhe kohëzgjatjen e trajtimit, shih seksionin mbi triazhimin dhe trajtimin.

Për pacientët në repartin e emergjencës. Të afërmit luten të përdorin tualetet në zonën hyrëse të spitalit.

Natyrisht, patjetër. Qëndroni në kontakt me të afërmit tuaj dhe informohuni, p.sh. nëpërmjet Repartit Emergjent të GZO. Megjithatë, ne ju lutemi të rezervoheni nga filmimi dhe fotografimi në repartin e emergjencës, për arsyet e mëposhtme:

  • Tregoni kujdes: Ju lutemi respektoni privatësinë dhe nevojën për qetësi të pacientëve të tjerë, të cilët trajtohen në afërsi.

  • Respektimi i të drejtave personale: Në parim nuk është e lejuar dhe është shkelje e të drejtave të privatësisë filmimi ose fotografimi i njerëzve pa pëlqimin e tyre të qartë. Natyrisht kjo vlen edhe për pacientët e tjerë, të afërmit e tyre ose punonjësit e GZO Spital Wetzikon.

  • Brendësia e spitalit nuk i përket hapësirës publike: Për xhirim ose fotografim në dhomat e ekzaminimit, krevatet, dhomat e pacientëve, etj, kërkohet leja nga administrata e spitalit.

Pacientët në repartin e emergjencës kanë qasje në një WLAN publik pa pagesë.

Kjo varet nga sëmundja juaj. Ju lutemi pyesni stafin e përkujdesjes.

Po, ju lutemi pyesni stafin e përkujdesjes.

Infermierja përgjegjëse për ju e prezanton veten me emër dhe funksion. Stafi i përkujdesjes me kënaqësi do t'i përgjigjet pyetjeve tuaja. Përdorni zilen për të thirrur dikë.

Po, ju lutemi pyesni stafin e përkujdesjes - me kënaqësi do t'ju sjellim një batanije shtesë.

Kjo varet nga klasa e sigurimit.

Jo.

Në GZO Spital Wetzikon, të gjithë pacientët në repartin e emergjencës marrin një byzylyk. Kjo shërben për identifikim të sigurt në situata të veçanta, për shembull nëse pacienti vetë nuk mund të japë informacion. Për të parandaluar rrezikun e gabimeve, vende të ndryshme kanë aplikuar tashmë byzylykë të detyrueshëm për pacientët. Punonjësit e spitalit, të cilët nuk ju njohin personalisht, përdorin byzylykun për identifikim të sigurt. Byzylyku i pacientit përmban informacionet e mëposhtme:

  • Mbiemri dhe emri

  • Data e lindjes

  • Numri intern i rastit (FID) me një barcode të lexueshëm nga makinat

  • Numri intern i identifikimit të pacientit (PID)

Ju lutemi mbani këtë byzylyk derisa jeni në spital. Nëse bëhet i ndotur, shkatërrohet ose nga ndonjë arsye tjetër bëhet i palexueshëm, do të zëvendësohet me një byzylyk të ri. Në fund të qëndrimit tuaj tek ne, ju mund të merrni byzylyk me vete dhe ta asgjësoni atë në mënyrë të sigurt - ju lutem vini re, që detajet tuaja personale janë të dukshme në shirit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni stafin përgjegjës të infermierisë.

Rreth ofertave të emergjencës

  • Reparti i emergjencës është i orientuar për pacientë me probleme shëndetësore akute e serioze.

  • Për pacientët me probleme shëndetësore jo urgjente, mjeku i familjes është pika e parë e kontaktit.

  • Pacientët, të cilët nuk janë të sigurt a bëhet fjalë për një emergjencë mjekësore, mund të telefonojnë në repartin e emergjencës (nëpërmjet numrit kryesor të GZO 044 934 11 11).

  • Gjatë ditës vlen: Nëse pacientët me probleme të vogla shëndetësore vijnë në repartin e emergjencës, ata nuk do të refuzohen, por do të ekzaminohen dhe trajtohen në repartin e emergjencës. Sidoqoftë, duhet të llogaritet me kohë më të gjata të pritjes.

  • Kur ordinancat e mjekut familjar janë të mbyllura (mbrëmjet/fundjavat), pacientët me probleme shëndetësore mund të kontaktojnë repartin e emergjencës. Ata do të kenë triazhim dhe në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore, caktohen në repartin e emergjencës ose në urgjencën e mjekësisë familjare.

 

Probleme të zemrës, dhimbje të vazhdueshme e të forta të gjoksit, gulçim, asfiksi, shenja paralize, reaksione alergjike, probleme të qarkullimit të gjakut, eshtra të thyera, gjakderdhje e rëndë dhe e pandalshme, dhimbje akute e të rënda. Nëse është në dyshim, pacienti duhet të telefonojë në repartin e emergjencës.

Kontakt

Urgent emergency

Call the emergency services:

144

Answer the following questions:

  • What has happened?

  • Where did it happen?

  • How many people are affected?

  • Who is calling?

Should I come to the GZO emergency ward?

If you are unsure, please ask the doctor's telephone for advice first:

0800 33 66 55

Illness and accident

Your first point of contact is your family doctor. If your family doctor is not available, dial the ÄrzteFon. The number is free of charge and available around the clock every day.

0800 33 66 55

Children's emergency

In the event of a life-threatening emergency, call the emergency services:

144

For NON life-threateningemergencies: First try to reach your pediatrician. If he or she is not available, call the doctor's hotline:

0800 33 66 55

In case of poisoning, contact the Toxicology Center:

145

Rettungsdienst

Bei lebensbedrohlichen Notfällen.

Krankheit und Unfall

Bei NICHT lebensbedrohlichen Notfällen ist Ihr Hausarzt oder Kinderarzt die erste Anlaufstelle. Falls der Hausarzt oder Kinderarzt nicht erreichbar ist, wählen Sie das ÄrzteFon. Wählen Sie bitte auch zunächst das Ärztephone, wenn Sie unsicher sind ob Sie zur GZO Notfallstation kommen sollen.

0800 33 66 55

Die Nummer ist kostenlos und jeden Tag rund um die Uhr erreichbar.

Vergiftungen

Bei Vergiftungen Toxikologisches Zentrum kontaktieren.